Vendosni fjalën kyçe....

“Marrëveshja PS-Rithemelim është pazar, beteja në Kuvend false” – Sekretari ligjor në PD-në e Bashës


Sekretari për Çështjet ligjore në PD-në zyrtare, Indrit Sefa, shigjetoi marrëveshjen mes PS-së e Rithemelimit duke e quajtur një pazar.

I ftuar në News24, ai tha se beteja e Rithemelimit në Kuvend është false.

Sipas Sefës, tërheqja e Rithemelimit nga dy komisine hetimore për shëndetësinë tregon qartë se bëhet fjalë për pazar.

“Beteja e bërë me flakadanë e tymues rezultoi një betejë false. Në preludin e pazarit, aktorët betoheshin se nuk do kishte ndryshim të kërkesës për komisionet hetimore. Nga katër objektet për Komisionin e Shëndetësores, u rrudhën në dy. Kjo tregon që ishte pazar.” – tha Sefa.