Vendosni fjalën kyçe....

Stuhia e rërës mbulon qiellin në Tiranë, masat që duhen marrë


Ditën e sotme pjesa më e madhe e zonës perëndimore të vendit tonë u përfshi nga stuhia e rërës me origjinë nga shkretëtira e Saharasë.

Stuhia e rërës solli edhe masa të ngrohta të temperaturave

“Vendi ynë ndodhet nën ndikimin e masave të ngrohta me origjinë nga veri i Afrikës dhe sjellin me vete edhe pluhurin e Saharasë. Është një fenomen që vendi ynë është prekur disa herë. Është pothuajse gjithë Mesdheu i prekur, duke përjashtuar gadishullin Iberik, pjesa tjetër Europa qendrore, shkon deri në Holandë, Rumani, sipërfaqja që preket.

Përqendrimi gjatë ditës së sotme ka qenë më i lartë i grimcave të pluhurit në ajër dhe kjo e ka bërë shqetësuese për qytetarët pasi është e dëmshme për rrugët e frymëmarrjes, sjell problematika sa i përket shikimit horizontal dhe vertikal, si për transportin rrugor dhe atë ajror. Është e gjithë pjesa e perëndimore e vendit e prekur me përqendrim më të lartë të grimcave të pluhurit”, deklaroi specialistja e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Anira Gjoni  në Report TV.

Pluhuri më i dendur kaploi më shumë zonën e Lezhës i shkaktuar relievi gjeografik.

Në këtë periudhë, pluhuri ka ndjekur një rritje të dukshme, njëkohësisht me temperaturat më të larta të zakonshme të njohura si “zagushi” ose “situata mbytëse” me ajër të ngrohtë. Sot, termometri ka shënuar deri në 26 gradë Celsius. Ky fenomen pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme, me temperatura që pritet të shkojnë me mbi 20 gradë deri në të enjten, sipas vlerësimeve të ekspertëve.

Çfarë është pluhuri Saharian dhe dëmet te shëndeti

Pluhuri Saharan e ka origjinën në shkretëtirën e Saharasë në Afrikën Veriore dhe përbëhet nga grimca që mund të fryjnë për mijëra milje.

Stuhitë dhe ciklonet mund të prodhojnë erëra me shpejtësi të lartë që ngrenë pluhurin dhe e transportojnë atë mijëra milje nëpër ajër. Pluhuri mund të udhëtojë anembanë globit në pjesë të Evropës, Amerikës së Jugut, Amerikës Qendrore, Karaibeve dhe Shteteve të Bashkuara.

Shpesh herë krijon edhe fenomenin e “borës së kuqe” një përzjerje e grimcave të pluhurit dhe borës së bardhë.

Pluhuri i Saharasë mund të jetë i dëmshëm për shëndetin. Grimcat mund të kalojnë në rrugët e frymëmarrjes dhe të hyjnë në mushkëri deri në qarkullimin e gjakut, duke shkaktuar potencialisht sulme astme tek njerëzit që kanë astmë dhe duke përkeqësuar gjendje të tjera të frymëmarrjes.

Pluhuri i Saharasë është lidhur me shqetësimet e astmës, sëmundjet kronike obstruktive pulmonare dhe Infeksionet respiratorë, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Kur nivelet e pluhurit Saharanë janë të larta, këshillohet të merren disa hapa për të kufizuar sasinë e ajrit që thithet:  Kalimi më shumë kohë në ambiente të mbyllura, ku nivelet e ndotjes nga pluhuri saharian janë zakonisht më të ulëta; zgjedhja e aktiviteteve më të lehta në natyrë (si ecja në vend të vrapimit) në mënyrë që të mos merret frymë me vështirësi.