Pas arrestimit të Evis Berberit me urdhër të SPAK nën akuzën e korrupsionit, qeveria ka emëruar drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Kryeministri Edi Rama ka emëruar Gentian Gjylin, në kryer të institucionit që jep më së shumti tendera në Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës.
Evis Berberi, bashkëpunëtor i ngushtë i Zv/Kryeministres Belinda Balluku u prangos më 14 mars, nën akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Prokuroria ka zbuluar se nëpërmjet një kompanie të krijuar prej dhe e shitur de jure te një biznesmen pasi mori poste drejtuese në Ministrinë e Infrastrukturës, i ka dhënë disa tendera si dhe kryente transaksione financiare nëpërmjet kompanisë.