Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Edi Rama promovoi dy prokurorët që hetuan dosjen “Xibraka”


Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, duke reaguar pas publikimit të dokumenteve që sipas tij implikojnë vëllain e Kryeministrit në çështjen e Xibrakës, theksoi se prokurorët që kanë hetuar dosjen janë promovuar nga kryeministri Rama në vitet pasardhëse.

Ai theksoi se prokurorët që kanë trajtuar çështjen e Xibrakës dhe kanë mbuluar rolin e Olsi Ramës janë Olsian Çela dhe Edvin Kondili.

Prokurorët e dosjes së Xibrakës që kishin për detyrë të hetonin këtë personin 45-vjeçar, njëri me votë të Edi Ramës është bërë Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë dhe prokurori tjetër është mbështetur në një garë ku Rama hyri në luftë me Ambasadën e SHBA-së për ta bërë të drejtor të SPAK. E vërteta është që të gjithë përfaqësuesit që ndodheshin atje me votë të Edi Ramës, votuan për Edvin Kondilin”, tha Bardhi.