Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Bardhit: Olsi Rama ka lidhje me laboratorin e drogës në Xibrakë


Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka dalë sot në një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp.

Teksa e nisi fjalën e tij me një ndjesë për vonesën e kësaj konference, Bardhi denoncoi vëllanë e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, duke e përfshirë si pjesë e trafikut në laboratorin e drogës në Xibrakë.

“Pak kohë më parë bëmë publik faktin se kemi prova që lidhin Olsi Ramën me organizatën kriminale të trafikut të drogës në Xibrakë. Provat faktojnë se vendi ynë nuk udhëhiqet nga qeveri demokratike, por një kryeministër i marrë peng nga trafiku ndërkombëtar i kokainës. 

Faktet sot mund ta bëjmë bashkëpunëtor, por të organizatave. Çështja Xibraka është modeli i rënies së shtetit dhe ngritjes së krimit. Ishte laboratori parë i kokainës i zbuluar në Shqipëri vetëm një vit pas ardhjes në pushtet të Ramës. 

Zbulimi i tij nuk ishte një vepër e policisë shqiptare megjithëse ishte në një vend të hapur, as policia jonë e as shërbimet sekrete nën drejtimin e Ramës nuk kishin asnjë informacion. Sinjalizimi erdhi nga policia gjermane në Hanover.”, tha ai.

Gjithashtu Bardhi shtoi se Olsi Rama ka përdorur të njëjtin automjet të paktën në 7 raste, që përdornin dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal. Asokohe sipas Bardhit, Olsi Rama ishte 45 vjeç.

“Nga të dhënat e sistemi TIMS rezulton se Olsi Rama dhe anëtarët e grupit kriminal të Xibrakës Gentjan Gjonaj , Genci Xhixha dhe Ermal Hoxha, kanë përdorur disa herë së bashku dhe veç automjetin me targa AA653 DM.

Gjatë periudhës ku u planifikua ndërtimi i laboratorit, është përdorur për hyrje dalje nga Shqipëria nga këto persona”, tha Bardhi.