Vendosni fjalën kyçe....

Dhunuan me shkopa bejsbolli 30 vjeçarin, gjykata e Korçës liron nga paraburgimi 4 të arrestuarit


Gjykata e Korçës ka caktuar detyrim me paraqitje për 4 personat të cilët më 22 mars dhunuan me shkopa bejsbolli dhe 30 vjecarin në ambjentet e një lavazhi në Korçë.

Ndaj shtetasve Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura,Gjykata vendosi: mos vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës se sigurimit ” detyrim për tu paraqitur ne Policinë Gjyqësore” informon gazetari i Report Tv Armand Braho.

Katër personat u vetëdorëzuan në polici një ditë pasi dhunuan 30-vjeçarin brenda servisit

Pikënisja e konfliktit të dhunshëm daton më 14 shkurt të këtij viti, kur dyshohet se Ramadan Hasani, i dhunuari, dhe vëllai i tij, u konfliktuan fizikisht me Spartak Selima, pasi ata pretendonin se Selima i ngacmoi partneren njërit prej vëllezërve.