Ata që kërkojnë shtetësinë gjermane mund të duhet së shpejti t’u përgjigjen pyetjeve të testit rreth antisemitizmit, angazhimit të Gjermanisë ndaj Izraelit dhe jetës hebreje në Gjermani.
Katalogu i më shumë se 300 pyetjeve nga të cilat mund të zgjidhen pyetjet e testit të shtetësisë do ndryshohet së shpejti, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë, në pritje të miratimit përfundimtar.
Pyetjet e reja, raportoi revista gjermane Der Spiegel, do përfshijnë: Si quhet shtëpia hebraike e lutjes? Kur u themelua shteti i Izraelit? Cila është arsyeja e përgjegjësisë së veçantë të Gjermanisë për Izraelin? Si dënohet mohimi i Holokaustit në Gjermani?
Gjermania ka goditur zërat pro-palestinez dhe antisemitizmin në mes të luftës së Izraelit në Gaza në përgjigje të sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor. Gjermania dhe institucionet gjermane janë kritikuar muajt e fundit për zbatimin e politikave të rrepta që prekin protestat pro-palestineze.
“Një gjë është veçanërisht e rëndësishme për mua,” tha ministrja e Brendshme Nancy Faeser për Der Spiegel.
“Si rezultat i krimit gjerman kundër njerëzimit gjatë Holokaustit vjen përgjegjësia jonë e veçantë për mbrojtjen e hebrenjve dhe për mbrojtjen e shtetit të Izraelit. Kjo përgjegjësi është pjesë e identitetit tonë sot. Kushdo që nuk ndan vlerat tona, nuk mund të marrë një pasaportë gjermane. Ne kemi treguar qartësisht vijën e kuqe, “tha Faeser.
“Antisemitizmi, racizmi dhe forma të tjera të përbuzjes për njerëzimin përjashtojnë natyralizimin.”
Testi i shtetësisë me 33 pyetje është një nga disa parakushtet për t’u bërë shtetas gjerman. Për të kaluar, aplikantët duhet t’i përgjigjen saktë të paktën 17 pyetjeve me zgjedhje të shumëfishta brenda një ore.
Një valë prej më shumë se 2,000 incidentesh antisemitike të regjistruara nga autoritetet që nga 7 tetori i ka shtyrë udhëheqësit gjermanë të bëjnë thirrje për zbatim më të mirë të ligjeve antisemitiste të vendit në muajt e fundit.
“Antisemitizmi nuk ka vend në Gjermani,” tha kancelari Olaf Scholz në një fjalim në parlamentin gjerman në fund të tetorit.
“Ne do të bëjmë gjithçka për ta kundërshtuar. Këtë do ta bëjmë si qytetarë dhe si bartës të përgjegjësisë politike”.
Kjo përfshin zbatimin e ligjeve ekzistuese, tha Scholz.
Ndërsa vetë antisemitizmi nuk është krim në Gjermani, motivimi antisemitik për një krim mund të merret parasysh në dënimin e autorit.
Në prill 2023, qeveria njoftoi se do të rriste pagesat vjetore për Këshillin Qendror të Hebrenjve në Gjermani në pothuajse 24 milionë dollarë, pjesërisht “për të forcuar më tej sigurinë komuniteteve hebreje”.Mohimi i Holokaustit është i paligjshëm në Gjermani dhe dënohet me burg.