UEFA do të shqyrtojë kërkesën e disa komisionerëve teknikë për të zgjeruar listën e ekipeve kombëtare që do të marrin pjesë në Europianin e Gjermanisë nga 23 në 26. Diçka e tillë mund të ndodhë shpejt, pasi federata evropiane përmes një njoftimi për shtyp ka njoftuar se do jetë në diskutim me 8 prill, atëherë kur mund të vijë edhe zyrtarizimi.
“Një Workshop do të mbahet më 8 prill me ekipet pjesëmarrëse të Europianit, teksa me atë rast UEFA do të dëgjojë këndvështrimin e trajnerëve për këtë ccështje. Çdo ide do të konsiderohet dhe vlerësohet” – Shkruan qeveria e futbollit europian.
Një vendim i tillë mund të shtojë alternativat për trajnerin e Shqipërisë, i cili ka mjaft dilema sa i takon listës.