Prokuroria, ka kërkuar sot, deklarimin fajtor të avokatit Alban Bengasi për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal me shtetasit F.Qoli, E. Bitri, N. Dumani dhe një person tjetër i panjohur, si dhe për akuzën e dhunës në familje ndaj bashkëshortes së tij.
Prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 4 vite e 4 muaj burgim për këto vepra. Megjithatë, gjatë procesit gjyqësor, ai ka përfituar nga një procedurë gjykimi të shkurtuar.
Për Bengasin është kërkuar dënimi me 4 vite e 4 muaj burgim për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe akuzën e dhunës në familje ndaj bashkëshortes.