Vendosni fjalën kyçe....

Qato e Molla reagojnë për arrestimin: SPAK ra pre e presionit të Metës e Këlliçit


Mariglen Qato dhe Redi Molla, dy drejtorët e Bashkisë Tiranë që janë arrestuar sot me urdhër të SPAK kanë reaguar për akuzat e ngritura ndaj tyre.

Në deklaratat e tyre ata shfajësojnë veten dhe thonë se akuzat e tyre janë të frymëzuara nga politika.

Ndërsa Molla thotë se akuzat e tij janë bërë nga PD-ja dhe Partia e Lirisë, Mariglen Qato nga ana tjetër thotë se SPAK ka rënë pre e presionit politik të Ilir Metës dhe Belind Këlliçit.

Unë Mariglen Qato jam i pafajshëm. Nuk kam asnjë lidhje me akuzat dhe nuk kam bere asnjë veprim te kundërligjshëm. Ne ushtrimin tim të detyrës, kam punuar me përkushtim dhe kam zbatuar ne menyre rigoroze ligjin.

Ndjehem i keqardhur qe SPAK ka rene pre e presionit politike te Ilir Metës, dhe Belind Kellicit qe kane nisur këtë sulm politik ndaj meje prej muajsh, pa asnjë fakt real.

Mbetem besim plote qe ky proces te mbaroje sa me shpejt, drejtësia te bej punën e saj dhe e verteta e pafajsise time te dale ne drite”-thotë në reagimin e tij Qato.

Unë Redi Molla, jam Inxhinier Ndërtimi i diplomuar ne Itali, me një karriere te gjate ne Itali dhe ne Shqipëri. Për 4 vjet kam drejtuar UKT me rezultate të shkëlqyera dhe gjatë gjithë kohes qe kam qene ne detyre kam respektuar ligjet e vendit, dhe kam dhënë maksimumin tim.

Sot u vura ne dijeni per akuzat e ngritura ndaj meje nga SPAK – deklaroj me bindjente plote qe për keto akuza jam i pafajshem, dhe nuk kam asnje lidhje interesash me kompanine ne fjale.

Ky sulm ka nisur ndaj meje prej me shume se nje viti, i frymezuar politikisht nga PD dhe PL, dhe me vjen keq qe pjese e ketij presioni kane rane jo vetem mediat, por dhe Prokuroria.

Pres qe drejtesia te veproje shpejt dhe drejte dhe pafajsia ime te vertetohet nga gjykata. Do vazhdoje këtë beteje ne çdo instance i bindur tek pafajësia ime”-thotë z.Molla.