Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ndodhet në SPAK këtë të enjte ku po shqyrton 700 fashikujt e dosjes hetimore ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme.
Ai po njihet me dosjen në ambientet e SPAK, pasi refuzoi të paguajë tarifën e akteve të dosjes.
Avokati i tij tha se aktualisht janë tek fashikulli numër 2 dhe se do të lexojnë sa të munden.
“Na u dha një afat 24 orë sepse sot është dita e fundit për të shqyrtuar 700 fashikuj, aktualisht jam tek fashikulli nr 2. Pasi lexuam dy vendimet, për përfundimin, kërkuam kopjen e akteve dhe u përballëm me faturën 10 milionë euro, një herë mund ta skanohet, të tjerat merren copy paste, por prokuroria vendosi ta shumëzojë 10 herë faturën”, tha avokati.