Vendosni fjalën kyçe....

Blerina Bala e PS në krye të Himarës, Rama: Një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore

Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e Blerina Bala si kryetare e komanduar në krye të bashkisë së Himarës.

Sipas Ramës, zgjedhja e Blerina Balës si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore.

Rama: Zgjedhja e sotme nga Këshilli Bashkiak të Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër, e nënkryetares së bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore. Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim të bazuar në detyrimin përkatës ligjor të Këshillit Bashkiak, tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes dhe amplifikimit absurd të një sherri primitiv, i cili ushqehet për interesa dhe hesape që s’kanë asnjë lidhje me interesat e Himarës.