Vendosni fjalën kyçe....

David Kostelancik do paraqitet më 16 prill para komitetit, pritet rikonfirmimi si Ambasador i ardhshëm amerikan në Shqipëri


David Kostelancik i ripropozuar nga presidenti amerikan, Joe Biden në postin e ambasadorit të SHBA-ve në Shqipëri është parashikuar të dalë më 16 prill përpara Komitetit të Jashtëm të Senatit.

Ai u emërua ambasador i SHBA në Tiranë nga Presidenti i SHBA, në 24 janar të 2023, por emërimi i tij u rikthye sërish në Shtëpinë e Bardhë pasi senati gjatë sesionit që u mbyll në fund të vitit të kaluar nuk futi në rend dite brenda afateve, votimin për konfirmimin e zotit Kostelancik dhe të dhjetëra të emëruarve të tjerë.

Kostelançik pritet të rikonfirmohet nga Komiteti, për t’u paraqitur për votim më pas nga Senati.

Për Koselançit do jetë një rikthim në Shqipëri pasi në periudhën 92-94 ka shërbyer si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë.

Ai do të pasojë në këtë detyrë Yuri Kim të cilës i mbaroi mandati dhe tashmë është emëruar Zëvendës Ndihmës kryesore Sekretare e Shtetit për Evropën dhe Çështjet Euroaziatike.