Vendosni fjalën kyçe....

Kërkesa e opozitës, Sekretariati i Etikës anulon votimin e 7 marsit në Kuvend


Sekretariati i Etikës ka anuluar votimin e 7 marsit në Kuvend. Kërkesa është bërë nga grupi parlamentar i PD për të shpallur të pavlefshëm votimet e kryera në atë seancë plenare.

Grupi i PD pretendoi se të gjitha ligjet e votuara në seancën e 7 marsit duhet të shpalleshin të pavlefshme, për shkak se nuk ishte plotësuar kuorumi i nevojshëm në Kuvend.

“Të nderuar anëtare te Sekretariatit për Procedurat, Votimit dhe Etiken, Bej me dije se diten e premte date, 29.3.2024, ora 11.30 Sekretariati për Procedurat e Votimit zhvillon mbledhje për të diskutuar lidhur me:

  1. Shqyrtimin e kërkesës te Grupit Parlamentare te Partise Demokratike per:

“Deklarimin e pavlefshmerise/anullimin e votimeve te kryera ne seancen plenare te dates 7.3.2024”. Nr. 905 prot, date 7.3.2024.

Mbledhja do të zhvillohet në sallën e Komisionit të Ligjeve.”, thuhej në njoftimin drejtuar anëtarëve të Sekretariatit.

Pas anulimit reagoi edhe deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi, i cili e quajti këtë një fitore të vogël ndërsa i bëri thirrje deputetëve të mazhorancës që të shkojnë në Kuvend dhe të votojnë ligjet.

 “Sot është një fitore e vogël në dukje, por arroganca si janë bërë këto votime… Ne do tëverifikojmë të gjitha votimet sepse të tilla vendime mund të jenë marrë edhe më parë. Deputetët e mazhorancës të lënë qejfet e të vijnë të votojnë ligjet që kanë propozuar”, tha ai.