Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Disiplinës në FSHF, probleme në Kategorinë e Parë, vendosen gjoba të shumta


Komisioni i Disiplinës në FSHF ka shqyrtuar sot ngjarjet e ndodhura në ndeshjet e mejsavës që u luajtën në Kategorinë e Parë, ndeshje ku kishte incidente e probleme në disa stadiume, ndaj janë shpërndarë gjoba për tre skuadra.

Apolonia, Elbasani dhe Lushnja kanë qenë ato që janë ndëshkuar nga Disiplina, e cila ka vendosur t’i gjobitë këto skuadra për situata që kishin lidhje me problemet e krijuara nga tifozët e tyre, apo për mosmarrjen e masave organizative.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 29.03.2024

FK Apolonia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve, në bazë të neneve 17/1/c, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

AF Elbasani, për mos marrjen e masave për përmbushjen e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

KF Lushnja, për mos marrjen e masave për përmbushjen e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Vora, Xhuljo Tabaku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Albanët, Albi Alushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.