Vendosni fjalën kyçe....

PD: Bashkia Durrës pronat private i kthen në publike pa dijeninë e pronarëve


Sekretarja për Marrëdhënien me Publikun në PD, Jola Hysaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se ndërsa Jorgo Goro pronat shtetërore i privatizonte dhe dërgonte dosjet për investitor strategjik burra ministreshash, Bashkia e Durrësit pronat private i kthen në publike

Hysaj shprehet se Bashkia e Durrësit pronat private i ka kthyer në lulishte, pa vënë në dijeni pronarët. Në lidhje me këto pretendime, Hysaj ka publikuar edhe dokumente.

 

Postimi i sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj:

Bir Selman I nënës kë të qaj më parë!

Ndërsa Jorgo Goro pronat shtetëror I privatizonte dhe dërgonte dosjet për investitor strategjik burra ministreshash,

Bashkia  e  Durrësit pronat private I kthen në publike.

Madje madje dhe në lulishte, pa I vënë në dijeni pronarët.

Pyetjet kanë të bëjnë me “Rikualifikimin e lagjes 13 dhe lagjes 6”.

Për lagjen 6 më lindin pyetjet:

A ka pasur dëgjesa qytetare?

Paskuqan: Discover Home Baking Magic

A e kalon fondi I rikualifikimit vlerën e pronës?

A po dhunohet e drejta e pronës private?

A po shkelet ligji?

Apo është çështje patronazhistesh?

Ah kur kërkohet vendimi 150 I Këshillit Bashkiak I vitit 2022  nuk na hapet faqja🤔

Cila është arsyeja?