Me 15 vota pro nënkryetarja Blerina Bala u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën deri në zgjedhjet e ardhshme.
Në një reagim me shkrim ajo bëri ftesë për bashkëpunim për të mirë të Himarës në prag të këtij sezoni veror.
“Se pari me lejoni te bej nje falenderim te vecante per besimin qe me eshte dhene sot. Ne muajt ne vijim fokusi i bashkise Himare do te jete e perqendruar ne pune me qellim permbushjen e objektivave dhe synimeve, sidomos referuar sezonit turistik. Jam e ndergjegjshme qe asnje pune nuk behet vetem, ndaj mendoj se pas 10 muajsh te veshtire, Himara meriton qe midis aktoresh vertikal dhe horizontal, te kete bashkepunim sa me te ngushte e mbeshtetje sa me te madhe. Ju faleminderit”shkruan Balaj.