Vendosni fjalën kyçe....

Universiteti i Harvardit heq kopertinën prej lëkure njeriu nga një libër i viteve 1800


Universiteti i Harvardit ka hequr mbështjelljen e lëkurës së njeriut nga një libër i shekullit të 19-të i mbajtur në bibliotekën e tij.

Libri i quajtur Des Destinées de l’Ame (Fatet e shpirtit) është vendosur në Bibliotekën Houghton që nga vitet 1930.

Në vitin 2014, shkencëtarët përcaktuan se materiali me të cilin ishte lidhur ishte një lëkurë  njeriut.

Universiteti tha se ”pas studimit të kujdesshëm, angazhimit dhe shqyrtimit të palëve të interesuara, do të heqim lidhjen e lëkurës dhe do të punojmë me autoritetet për të përcaktuar një disponim përfundimtar në respekt të këtyre mbetjeve njerëzore”.

Des Destinées de l’Ame është një meditim mbi shpirtin dhe jetën pas vdekjes, shkruar nga Arsène Houssaye në mesin e viteve 1880. 

Thuhet se ai ia kishte dhënë mikut të tij, Dr Ludovic Bouland, një mjek, i cili më pas supozohet se e lidhi librin me lëkurë nga trupi i një pacienteje femër të padeklaruar, e cila kishte vdekur nga shkaqe natyrore.

Arsene Houssaye, French novelist and poet

Universiteti i Harvardit shpjegoi vendimin e tij për heqjen e lidhjes, duke thënë pas studimit të kujdesshëm, angazhimit dhe shqyrtimit të palëve të interesuara, Biblioteka e Harvardit dhe Komiteti i Kthimit të Koleksioneve të Muzeut të Harvardit arritën në përfundimin se mbetjet njerëzore të përdorura në lidhjen e librit nuk i përkasin më koleksioneve të Bibliotekës së Harvardit.

Biblioteka pokryen gjithashtu kërkime shtesë biografike të origjinës së pacienten femër.

Des Destinées de l’Ame mbërriti në Harvard në vitin 1934. Brenda librit ndodhet një shënim i shkruar nga Dr Bouland, ku thuhet se asnjë stoli nuk ishte stampuar në kopertinë për të ‘ruajtur elegancën e saj’.

Në një deklaratë unibersiteti i Harvardit tha se trajtimi i librit nuk ishte në përputhje me ‘standardet etike’ të kujdesit, shkruajnë mediat e huaja.