Vendosni fjalën kyçe....

Alarm në Europë për pluhurin afrikan, njerëzit shfaqin probleme me frymëmarrjen


Një stuhi gjigante pluhuri nga shkretëtira e Saharasë mbuloi pjesën më të madhe të Evropës jugore dhe lindore, duke lënë pikat e nxehta të pushimeve mesdhetare si Greqia dhe Malta me ndotje të ajrit deri në 10 herë më shumë se nivelet e rekomanduara, raporton The Independent.

Reja e pluhurit “ka ndikuar negativisht në cilësinë e ajrit në vendet e prekura dhe mund të shkaktojë dukshmëri të kufizuar dhe shi me baltë, një përzierje shiu dhe pluhuri”, tha shërbimi i monitorimit të BE-së, Copernicus.

Ai vjen pasi një re e ngjashme pluhuri mbuloi gadishullin Iberik javën e kaluar, duke prekur Spanjën dhe Portugalinë.

Imazhet nga sateliti Sentinel-3 tregojnë renë e pluhurit që rri pezull mbi Italinë jugore, Maltë, Greqi, Libi dhe Tunizi.

Individët me probleme të frymëmarrjes, fëmijët e vegjël dhe të moshuarit, janë këshilluar të qëndrojnë brenda në banesa, ku është e mundur.

Zyra e Met në bazën e RAF në Akrotiri, Qipro, postoi një fotografi satelitore që tregon re të dendura të larta (të kuqe) që i afrohen ishullit nga perëndimi.