Vendosni fjalën kyçe....

Balla reagon ndaj kreut të partisë greke pasi takoi Belerin: Keqardhje që politizohet procesi gjyqësor


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, është përgjigjur deklaratave të kreut të PD-së në Greqi, Andreas Loverdhos, i cili pas takimit me kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri në burg, u shpreh se “Shqipëria s’ka më shanse në BE”.

Ministri Balla shprehu keqardhjen e tij për politizimin e një procesi gjyqësor dhe theksoi se drejtësia e re ka nevojë për mbështetje.

“Është një keqardhje e madhe politizimi deri në këtë nivel i procesit gjyqësor dhe ju e dini fare mirë që ne nuk i komentojmë asnjëherë vendimet e gjyqësorit.

Nuk e kemi bërë këtë as për raste të kolegëve të mi, grupit parlamentar apo përfaqësuesve të PS, pasi ajo që duhet të kemi në vëmendjen është që  drejtësia e re kërkon mbështetje dhe duhet ua ofrojmë gjithmonë”, ka thënë Balla.

Beleri është dënuar me dy vite burg për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Deklaratat e Ministrit Balla janë bërë pas ceremonisë së rivitalizimit të bustit të futbollistit legjendar fierak Kujtim Majaci.