GJKKO ka dhënë ditën e sotme masën për 8 të akuzuarit punonjës e ish-punonjës të bashkisë Tiranë të cilët dyshohen për veprën penale të korrupsionit në lidhej me të ashtuquajturën dosja 5D.
Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për drejtorët Redi Molla dhe Mariglen Qato, si dhe për Taulant Tushën (aktualisht në burg për çështjen e inceneratorit të Tiranës).
Ndërsa për 6 ish-zyrtarët e tjerë është dhënë masa detyrim paraqitje.
Deborah Keçi, drejtuese e “Klubit Sportiv Tirana”, pranë Bashkisë Tiranë, e pezulluar nga ky post, Enton Punavija, Drejtor i Drejtorisë së Transportit në bashkinë e Tiranës; Julian Zanaj, Drejtor i Prokurimeve në bashkinë e Tiranës; Eglantina Zere, Drejtore e Drejtorisë së Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit në bashki e pezulluar nga ku post dhe Albano Janku Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit të Burimeve Njerëzore; dhe Nestor Muhamellari, administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k iu shqiptua masa ‘Detyrimit me paraqitje”.
Sipas SPAK, Mariglen Qato dhe Redi Molla janë pronarë de facto të kompanisë 5D, e cila ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Hetimi nisi kryesisht nga SPAK, më pas ka qenë Belind Këlliçi ai që dërgoi një kallëzim të ri për dosjen 5D.