Vendosni fjalën kyçe....

Turistja kroate rrëzohet në Majën e Jezercës dhe humb jetën


Një grup alpinistësh të cilët raportohen sipas policisë se janë shtetas kroatë të nisur nga Mali i Zi për të ngjitur “Majën e Jezercës” kanë humbur një nga pjesëtarët e grupit.

Një 43-vjeçare ka rënë nga një terren i thepisur malor dhe me borë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shtetasja Z.L është nxjerrë nga terreni ku kishte rënë nga ekipi i kërkim shpëtimit dhe është transportuar me helikopter drejt morgut.

Ndërsa vijon puna për nxjerrjen e grupit të turistëve të tjerë nga ekipet e kërkim-shpëtimit nga vendi ku janë bllokuar.

Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim nga një grup aplinistësh, që mendohet të jenë shtetas kroatë, të cilët janë ngjitur nga territori i Malit të Zi, për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezerces”, se njëra nga anëtaret e grupit kishte rënë nga një terren i thepisur malor dhe me borë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës dhe ekipin e kërkim-shpëtimit, janë nisur bashkë me helikopterin e Emergjencave Civile, drejt adresës së dhënë.

Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, turistët u lokalizuan në vendin e quajtur “Maja e Jezerces”.

Turistja kroate, shtetasja Z. L., 43 vjeçe, për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rrëshkitur nga një lartësi dhe për pasojë kishte humbur jetën.

Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë dhe do transportohet me helikopter, drejt morgut.

Vijon operacioni i shpëtimit, mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve të tjerë, nga vendi ku janë bllokuar”-thuhet në njoftimin e policisë.