Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç i propozon Kuvendit emrin e kandidatit për kryeministër


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka propozuar që Millosh Vuçeviç të jetë i mandatuari për formimin e qeverisë së re serbe.

“I propozoj Kuvendit Kombëtar të Republikës së Serbisë, Millosh Vuçeviçin kandidat për kryeministër të Republikës së Serbisë”, ka shkruar Vuçiç në rrjetin social, Instagram.

 Siç thuhet në vendimin, i cili është nënshkruar nga Presidenti Vuçiç, Millosh Vuçeviç deri më tani “ka kryer funksionet përgjegjëse dhe kërkuese të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes, duke treguar kështu se zotëron përkushtimin dhe ekspertizën e nevojshme për të kryer funksionin e kryeministrit”.