Vendosni fjalën kyçe....

Atletët rusë e bjellorusë “s’janë të mirëpritur” në Lojërat Olimpike – Kryebashkiakja e Parisit


Kryebashkiakja e Parisit ka përsëritur propozimin e saj që garuesit rusë dhe bjelloruse të qëndrojnë larg Lojërave Olimpike të kësaj vere në kryeqytetin francez, pavarësisht se zyrtarisht u lejuan të konkurrojnë si asnjanës.

“Dua t’u them sportistëve rusë dhe bjellorusë se ata nuk janë të mirëpritur në Paris,” u tha Anne Hidalgo atletëve ukrainas në një qendër stërvitore në Kiev të enjten, ndërsa ishte në një vizitë në Ukrainë.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) fillimisht kërkoi një ndalim të plotë të konkurrentëve nga Rusia dhe Bjellorusia pas sulmit të Moskës ndaj Kievit në shkurt 2022. Megjithatë, dhjetorin e kaluar IOC vendosi që një numër i kufizuar sportistësh nga dy vendet mund të merrnin pjesë si AIN (atletë individualë asnjanës).

Hidalgo i tha Reuters në fillim të këtij muaji se ajo do parapëlqente që garuesit rusë dhe bjellorusë të mos vinin fare.

“Ne nuk mund të veprojmë sikur operacioni ushtarak rus në Ukrainë të mos ekzistonte”, tha ajo për Reuters.

Numri maksimal i sportistëve rusë dhe bjellorusë që mund të kualifikohen për lojërat e ardhshme janë përkatësisht 55 dhe 28. IOC ka vënë në dukje se ekipet nuk kanë gjasa të përmbushin kuotën, me rreth 36 atletë rusë dhe 22 bjellorusë që pritet të arrijnë në lojëra, sipas drejtorit të IOC-së James Macleod.

Pjesëmarrësit nga të dy kombet mund të konkurrojnë vetëm në ngjarje individuale, dhe jo në sporte ekipore, nën një flamur asnjanës dhe nuk janë të lejuar nga ceremonia e hapjes së Olimpiadës.