Vendosni fjalën kyçe....

Besitmtarët katolikë festojnë sot Pashkën


Besimtarët katolikë në Shqipëri e mbarë botën festojë sot Pashkën, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin e tyre.

Festimet kanë nisur që mbrëmë në darkë me meshën që mbahet në të gjitha kishat katolike dhe i paraprin festës të së dielës me drekën tradicionale.

Në Katedralen e Shën Palit, mesha u drejtua nga Arqipeshkvi, Imzot Arjan Dodaj, i cili uroi besimtarët dhe kërkoi angazhimin e të gjitha strukturave shtetërore, sociale e mediatike për t’u vënë në shërbim të rinjve një horizont më të mirë.

Pashkët festohen të dielën, pas një periudhe 40-ditore të quajtur Kreshmë që është periudha e agjërimit, ku besimtarët heqin dorë nga produktet e kafshëve.