Vendosni fjalën kyçe....

“Çdo ditë që kalon e dëmton pozicionin e Ukrainës” – Musk


Shefi ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk ka përsëritur besimin se pozicioni i Ukrainës po dobësohet çdo ditë që kalon, duke paralajmëruar se “pyetja e vërtetë” është se sa territor e njerëz do humbasë Kievi përpara se të ulet për bisedime me Moskën. .

Sipërmarrësi pohoi në një postim në platformën e tij X të shtunën se “çdo budalla mund të kishte parashikuar” se kundërofensiva e shumëpërfolur e Kievit vitin e kaluar do dështonte, duke shtuar se edhe nëse Kievi do kishte ndjekur rekomandimin e tij për të “rrënjosur dhe zbatuar të gjitha burimet në mbrojtje do ishte “e vështirë të mbante tokën që nuk ka mbrojtje të forta natyrore”.

“Ishte humbje tragjike jetësh për Ukrainën të sulmonte një ushtri më të madhe, që kishte mbrojtje në thellësi, fusha të minuara dhe artileri më të fortë kur Ukrainës i mungonin forca të blinduara apo superioriteti ajror!”, shkroi Musk.

Miliarderi vazhdoi të argumentonte se “sa më gjatë të vazhdojë lufta, aq më shumë territor do fitojë Rusia derisa të godasë Dneprin, që është i vështirë për t’u kapërcyer”.