Vendosni fjalën kyçe....

Hamasi: Negociatat për armëpushim me Izraelin shumë të largëta


Një zyrtar i Hamasit tha për  Agence France-Presse (AFP) të dielën se grupi nuk kishte marrë një vendim nëse do të dërgonte një delegacion në një raund të ri të bisedimeve të armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve, i cili është planifikuar të zhvillohet në Kajro, Egjipt.

“Nuk ka ende asnjë indikacion apo vendim brenda Hamasit në lidhje me dërgimin e një delegacioni të Hamasit në një raund të ri negociatash në Kajro ose Doha tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti”, për AFP. 

Një tjetër zyrtar i Hamasit tha se Izrael dhe Hamasi mbeten akoma larg në përparimin e bisedimeve.

Kanali egjiptian i Kajros raportoi më herët se ka bisedime të rinovuara për një armëpushim midis pushtimit izraelit dhe Hamasit të planifikuar për të dielën në Kajro.

Kjo vjen pas gati gjashtë muajsh agresion në Rripin e Gazës.

Një zyrtar i okupimit izraelit deklaroi se një delegacion do të shkojë në Kajro, ndërsa një përfaqësues i Hamasit tha se do të presin rezultatin e diskutimeve ndërmjet ndërmjetësve egjiptianë dhe palës okupuese izraelite. 

Negociatat, të ndihmuara nga Katari dhe Egjipti, synojnë vendosjen e një armëpushimi gjashtëjavor dhe lirimin e 40 nga 130 robër në Gaza, shkruajnë mediat e huaja.