Kryeministri Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni diten e sotme( të dielën ) pas një diagnostikimi me hernie thuhet në një deklaratë nga zyra e tij.
Lajmi u bë i ditur nga zyra e kryeministrit, ku u tha se hernia u zbulua gjatë një kontrolli rutinë dhe se kryeministri do të jetë nën anestezi të plotë dhe i pavetëdijshëm për procedurën.
Në deklaratë thuhet se zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë Yariv Levin do të shërbejë si kryeministër në detyrë.
Vitin e kaluar, 74-vjeçari iu nënshtrua një operacioni për të vendosur një stimulues kardiak.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Reuters