Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 10 mijë gjoba brenda javës në Tiranë, Policia Rrugore thirrje qytetarëve të zbatojnë rregullat


Mbi 10 mijë gjoba janë vënë nga Policia Rrugore në Tiranë gjatë javës së fundit me një mesatare prej rreth 1475 gjobash në ditë.

Ndër shkeljet e drejtuesve të mjeteve përfshihen ato për xhama të zinj, tejkalim shpejtësie, përdorim celulari, mosvenie rripi etj.

Po kështu janë vënë gjoba edhe ndaj këmbësorëve, kryesisht për mosrespektim të semaforit e vijave të bardha.

6 qytetarë janë proceduar penalisht për shkelje  të rregullave gjatë drejtimit të mjetit.

Njoftimi i policisë

“6 persona të proceduar për vepra penale për shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor:

3 të dehur në timon

1 nën ndikimin e narkotikotikëve

1 për korrupsion

1 pa leje drejtimi

MASAT ADMINISTRATIVE:

10.327 masa në total, mesatarisht 1.475/ditë:

121 për xhama të zinj

419 për tejkalim shpejtësie

331 për parakalim të gabuar

597 për përdorim celulari

797 për pa rrip sigurimi

283 për pa kaskë

621 për mosdhënie përparësi këmbësorëve

74 për mosrespektim Stop

49 për sjellje të këmbësorëve

6.001 për qëndrim të gabuar

1.034 masa të ndryshme

38 masa administrative me pezullim lejedrejtimi, të konvertueshme me pagesë.

42 automjete të bllokuara:

3 me targa të huaja për verifikim

30 për detyrime të palikuiduara

1 pa dokumentacion

8 spostuar me mjet ngritës

Mbani Tiranën të sigurtë, respektoni rregullat e trafikut!”