Patrulla e Shtetit të Oklahomas ka mbyllur plotësisht një autostradë pasi një anije goditi urën US-59 mbi lumin Arkansas të shtunën.
Forcat e rendit po shpërndajne trafikun nga zona, në jug të Sallisaë, derisa të mund të bëhen inspektimet e strukturës, shkroi shërbimi shtetëror i autostradave në X. Nuk pati raportime për të lënduar në rrugë, tha agjencia e lajmeve AP.
Nuk dihet menjëherë se çfarë e shkaktoi përplasjen. Videoja që qarkullon në X tregon momentin kur anijae madhe godet këmbën e urës.
Incidenti vjen më pak se një javë pasi anija e mallrave ‘MV Dali’ goditi dhe shembi urën ‘Francis Scott Key’ në Baltimore, duke vrarë gjashtë persona.
Anija e mallrave goditi njërën nga këmbët e urës 2.6 kilometra të gjatë në orët e para të së martës, duke bërë që ajo të rrëzohej në lumë, duke marrë me vete automjete dhe njerëz.