Vendosni fjalën kyçe....

Policia sqaron qytetarët: Lajmi se në Rinas ka rënë TIMS-i i pavërtetë, funksionon normalisht


Policia e ka quajtur të pavërtetë lajmin e publikuar në media se në aeroportin e Rinasit ka rënë sistemi TIMS.

Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se sistemi TIMS funksionin normalisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe se nuk është hasur asnjë problematikë në asnjë prej tyre.

Në njoftim theksohet se e vetmja gjë që është evidentuar është fluksi i shtuar i turistëvedhe vizitorëve që hyjnë në Shqipëri.

Njoftimi

“Lajmi i publikuar në rrjetet sociale, se në Rinas ka rënë sistemi TIMS dhe është krijuar kaos, është i pavërtetë. Sistemi TIMS funksionon normalisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe në asnjë pikë kalimi nuk është evidentuar asnjë problematikë, përveç fluksit të shtuar të turistëve dhe vizitorëve që hyjnë në vendin tonë.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për t’iu ofruar shërbim sa më cilësor të gjithë qytetarëve në hyrje dhe dalje, në pikat e kalimit kufitar, si dhe ka rritur vigjilencën për kapjen e shtetasve në kërkim,  parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Lajme të tilla të pavërteta të cilat krijojnë pakënaqësi dhe cenojnë imazhin e punës së Policisë, duhet të konfirmohen nga autoritetet policore.”