Vendosni fjalën kyçe....

Rrëfimi i ish kryeprokurores Elizabeta Imeraj: Prindërit u prekën më shumë  kur më nxorën nga sistemi i drejtësisë


Ish kryeprokurorja e Tiranës Elizabeta Imeraj është rrëfyer për jetën e saj familjare dhe profesionale në një rrëfim ndryshe për News24.

Gjatë rrëfimit të saj për karrierën dhe profesionin, ajo është ndalur te prindërit dhe përjetimi i tyre pas largimit të saj nga sistemi i drejtësisë duke folur dhe për rolin e saj si nënë e dy fëmijëve.

“Dita e parë e punës time ka qenë ushtrimi i detyrës si prokuror, ky është një shanc që ma ka dhënë shkollimi duhur dhe për këtë falenderoj në mënyrë të veçantë prindërit e mi të cilët ishin dhe personazhet që u mërzitën më shumë nga dalja ime nga sistemi i drejtësisë për shkak të impenjimit të tyre në këtë rrugëtim dhe ajo që për mua ka qenë një lloji ngarkese emocionale ka qenë pikërisht kjo”– tha Imeraj.

Ish prokurorja Imeraj është nënë e një vajze 17 vjeç dhe një djali 13 vjeç ku përveç të tjerash tregoi se cilat janë dy këshillat që ju jep atyre.

“ E para dhe këtë nuk e kam vetëm për fëmijët e mi por për të gjithë që të jenë vetvetja.

Njerëzit pa bazament të idenditetit të tyre mundohen të krijojnë apo të huazojnë modele. E dyta lidhet me një aspekt shumë të rëndësishëm që është të jemi të njerëzishëm”- tha Elizabeta Imeraj.