Një sherr mes të rinjve mbrëmjen e sotme në kryeqytet ka përfunduar me vdekjen e një 18-vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozës, ndërsa i riu mësohet se ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.
Ende nuk dihen detajet mbi shkakun që ka çuar të rinjtë drejt konfliktit.
“Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes” njofton policia.