Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Dukat në Vlorë. Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 20:00 dhe për të shuar flakët kanë shkuar dy automjetet zjarrfikëse. Ndërkohë terreni është i vështirë dhe flakët favorizohen për shkak të erës së fortë.