Vendosni fjalën kyçe....

15 vite në NATO/ Ambasada amerikane: Shqipëria, aleate dhe partnere e besueshme


 

Ambasada amerikanë në Tiranë uron Shqipërinë në 15-vjetorin e anëtarësimit në NATO duke e vlerësuar si ‘një aleate dhe partnere të besueshme”.

“15 Vite së Bashku: Udhëtimi i Shqipërisë me NATO-n.Që nga anëtarësimi në NATO në 2009, zhvillimi i Shqipërisë në një partner dhe aleat të besueshëm ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm” shkruan Ambasada në një postim në facebook shoqëruar dhe me një video të këtij momenti të rëndësishëm.