Vendosni fjalën kyçe....

15 vjet nga anëtarësimi në NATO, Mediu: Shqiptarët në rajon të bashkohen në një agjendë të përbashkët euro-atlantike


Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka kujtuar 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Mediu shprehet se sot Shqipëria duhet të përcaktojë qartë aleatët e vet në Ballkan dhe të punojë me ta kundër konflikteve të iniciuara nga Rusia dhe Kina.

Në lidhje me 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, nesër 2 prill ora 10:00, pritet të mbahet konferencë me titullin “15 vjet Shqipëria në NATO. Siguria në Ballkan, organizuar nga APC, ACA dhe SESC në Hotel Rogner”.

 

 

Postimi i Fatmir Mediut:

Anëtarësimi në NATO fitorja më e madhe e Shqipërisë mbas pavarësisë kombëtare

🔹Sot Shqipëria duhet të përcaktojë qartë aleatët e vet në ballkan dhe të punojë me ta kundër konflikteve të iniciuara nga Rusia dhe Kina

🔹Shqiptarët në rajon duhet të bashkërendojnë një axhend të përbashkët Euro-Atlantike.