Gazetarja Desada Metaj ka reaguar ndaj padisë së Gazment Bardhit, ku ky i fundit ka deklaruar se e ka dorëzuar në SPAK ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Ramës.
Gazetarja Metaj në një postim në rrjetet sociale e konsideron ditën e sotme 1 prillin, si të duhurën për të thënë se ndaj Olsi Ramës është dorëzuar padi, pasi ajo thotë se midis padisë dhe kërkesës për indicie për nisjen e hetimeve ka një diferencë të madhe.
“Sot, në 1 prill është dita e duhur për të deklaruar se ndaj Olsi Ramës është dorëzuar padi në Spak. Sa për ta ditur, midis padisë dhe kërkesës për indicie nisjesh hetimesh ka një diferencë të madhe. E nëse servilët e dikurshëm dhe ushtarët e non gratave mendojnë se Spak varet nga idetë e tyre për të nis hetimet,mirë bëjnë të kalojnë një xhiro nga rrugica shpresës. Se mbase ftillohen se si punon Spak.” shkruan Metaj.