Pikat doganore greke në Kakavijë, Tre Urat, Përmet dhe Qafë Botë, do të jenë të mbyllura nga nesër, 2 prill ora 05:30 deri më datë 04 në orën 05:30. Shkak për mbylljen janë bërë protestat e sindikatave greke.
Gjatë kësaj kohe nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve, por të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, pa bagazhe dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.
Për shkak të këtij zhvillimi u kërkohet qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, të përdorin pikat e kalimit kufitar që nuk preken nga kjo protestë.
E vetmja është ajo e Kapshticës, për të cilën deri tani nuk ka një njoftim për bllokim.