Vendosni fjalën kyçe....

Interi vrapon drejt titullit, mund Empolin


Interi u rikthye sonte te fitorja në Serie A duke bërë kështu një tjetër hap drejt titullit të kampionit.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi triumfoi ndaj Empolit, në kuadër të javës së 30-të.

Ndeshja e zhvilluar në “Guiseppe Meazza” përfundoi me rezultat të pastër 2:0.

Federico Dimarco (5’) dhe Alexis Sanchez (81’) realizuan golat e fitores për “Nerazzurrët”.

Kristjan Asllani luajti sonte nga minuta e 69-të, duke u inkuadruar si zëvendësues i Hakan Çalhanoglut.

Te skuadra mysafire minuta nuk pati për Stiven Shpendin, kurse shkaku i lëndimeve munguan Etrit Berisha e Ardian Ismajli.

Interi pas kësaj fitore ka 79 pikë në krye të tabelës, 14 më shumë se Milani, dhe ka shumë gjasë që titullin ta sigurojë edhe matematikisht para fundit të sezonit. Deri në përmbyllje kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe tetë xhiro.

Ndërkaq, Empoli ndodhet në pozitën e 18-të me 25 pikë të grumbulluara duke rrezikua kështu rënien nga elita e futbollit italian.