Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për media nga selia e partisë, deklaroi se në Shqipëri sot paratë po vjedhin në mënyrë kriminale.
Meta theksoi se shqiptarët kanë përgjegjësi për të shpëtuar kombin shqiptar nga Rilindja. Sipas Metës, Rilindja synon të shkatërrojë strukturën familjare.
“Prioritet i Partisë së Lirisë mbeten pensionistët. Projekti i Rilindjes është që Shqipëria në të ardhmen të ketë 1 milionë banorë. Ne synojmë që brenda 2030 në Shqipëri të jenë 4 milionë shqiptarë rezident.
Të shpëtojmë kombin shqiptar nga Rilindja, që synon të zhbëjë familjen. Na duhet të rithemelohemi si Partia e Lirisë për 10 vitet që vijnë e për 20 vitet që vijnë. Paratë sot në Shqipëri vidhen në mënyrë kriminale. Do të thërrasim shpejt Konventën e partisë, për ta pozicionuar qartë partinë e Lirisë me politikat e saj patriotike për të ardhmen”, u shpreh Meta.