Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq godet Italinë, masivi shkëmbor ‘shkatërron’ autostradën, bllokohet qarkullimi


Autostrada A23 u mbyll për trafikun në të dy drejtimet për shkak të një rrëshqitjeje dheu, që ra në komunën e Amaro Reshjet e dendura të shiut që ranë në zonë në orët e fundit bënë që gurët të shkëputen dhe të bien në autostradë. Rruga u mbulua mbeturina dhe gurë të mëdhenj.

Tre automjete kanë mbetur të bllokuara nga rrëshqitja e dheut, ndërsa mediat italiane shkruajnë se disa automjete janë bllokuar, por fatmirësisht nuk raportohet persona të lënduar.

Ekipi i zjarrfikësve dhe i mirëmbajtjes së rrugëve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për largimin e masivit shkëmbor, që kanë zënë pjesën e asfaltit.