Vendosni fjalën kyçe....

Netanyahu probleme me shëndetin, i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale


Benjamin Netanyahu iu nënshtrua një operacioni për hernie, ndërhyrje që u krye me anestezi të përgjithshme.

Do të kthehen në punë “shumë shpejt”, tha ai gjatë një konference për shtyp në Jerusalem në të cilën siguroi se ushtria izraelite duke marrë parasysh apelet e komunitetit ndërkombëtar është e gatshme të veprojë në Rafah, duke siguruar evakuimin e popullsisë civile dhe shpërndarja e ndihmave humanitare.

“Do të duhet kohë, por do të bëhet”, tha Netanyahu, duke përsëritur se batalionet e Hamasit në Gaza do të eliminohen. Në krye të qeverisë së përkohshme gjatë operacionit të hernies do të jetë zëvendëskryeministri dhe ministri i drejtësisë Yariv Levin.

Kryeministri 74-vjeçar izraelit i ishte nënshtruar një operacioni hernie në vitin 2013. Vitin e kaluar atij iu implantua një stimulues kardiak.