Vendosni fjalën kyçe....

Nga mbështetja për shtresat në nevojë, te shpopullimi/ Meta shpalos prioritetet kryesore të PL-së për 10 vitet e ardhshme


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta prezantoi gjatë një konference për shtyp, 5 prioritetet kryesore të Partisë që drejton për 10 vitet e ardhshme dhe për atë që ai e quan objektiv madhor për 20 vitet e ardhshme.

Sipas Metës projekti aktual i “Rilindjes” dhe shpopullimit është që në vitin 2100, Shqipëria të ngelet me 1 milion banorë, ndërsa projekti i Partisë së Lirisë është në 20 vitet e ardhshme Shqipëria të ketë mbi 4 milion qytetarë shqiptarë që jetojnë brenda vendit.

 

Shpalosja e objektivave:

Krahas objektivave madhore që ka Partia e Lirisë sipas programit të miratuar në Konventën themeluese:

Forcimin e lirive politike, ekonomike, dhe të drejtave të qytetarëve, kthimin e vendit në normalitet demokratik ku vullneti i qytetarëve zgjedh qeverisjen dhe imponon llogaridhënien e saj, duke zbatuar referendumin si formë të demokracisë direkte dhe si garantor se vullneti i qytetarëve nuk mund të merret peng nga keq-qeverisja.

Transformimin e qeverisjes në shërbëtore të qytetarëve dhe jo të krimit dhe të oligarkëve, duke vënë individin dhe familjen e tij si përfitues kryesor të zhvillimit dhe rritjes ekonomike.

Transformimin e sistemit arsimor duke synuar formimin e qytetarëve që ruajnë dhe fuqizojnë demokracinë, ekonominë e tregut të lirë dhe të drejtat e liritë, që e duan Atdheun e shqiptarinë dhe që janë krenarë për përkatësinë e tyre mes kombeve të tjera evropiane.

Çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni, nga monopolet dhe interesat klienteliste për biznes dhe investime, duke garantuar rritjen e punësimit dhe të pagave si dhe paga dinjitoze për këdo që punon ndershmërisht.

Mbështetje reale për shtresat në nevojë, duke rivleresuar të ardhurat jetike dhe duke i mbrojtur këto shtresa nga efektet e inflacionit, të rritjes së çmimeve, si dhe nga risku i mënjanimit nga shërbimet jetike publike si arsimimi dhe shërbimi shëndetësor.

Ndalimi i shpopullimit të vendit dhe krijimin e besimit tek çdo shqiptar, veçanërisht tek të rinjtë, se Shqipëria është vend i bekuar nga Zoti, ku ata janë zotër dhe kanë mundësi të ndërtojnë jetën e tyre dhe familjeve të tyre në siguri, liri e prosperitet duke u mbështetur nga shteti. Shqipëria u përket të rinjve dhe ka diell për të gjithë!

Partia e Lirisë do të përqëndrojë veprimtarinë e saj për të realizuar këto prioritete qe synojne nje Shqipëri evropiane e me standarte te larta jetese.

Projekti dhe objektivi madhor i Partisë së Lirisë është që në 20 vitet e ardhshme, Shqipëria të ketë mbi 4 milion banorë rezidentë shqiptarë, që të jenë të lumtur e krenarë të jetojnë e të jenë të mirëqenë në vendin e tyre.

Pra projekti aktual i “Rilindjes” dhe shpopullimit është që në vitin 2100, Shqipëria të ngelet me 1 milion banorë. Projekti i Partisë së Lirisë është në 20 vitet e ardhshme Shqipëria të ketë mbi 4 milion qytetarë shqiptarë që jetojnë në vendin e tyre.

Për ketë, ne projektin e Partise se Lirise, do te realizojmë:

Ndalimin e menjehershem te shpopullimit,

Gjenerimin e rritjes me te larte ekonomike,

përmiresimin e jeteses dhe uljen e kostes se saj, paga me te larta, me mundesi strehimi e krijimi familjeje, si dhe me cilesi me te larte te sherbimeve publike te arsimit dhe shendetit publik.

Për këtë, 5 prioritetet tona dhe masat konkrete do të jenë:

Ndalimi i shpopullimit,

Mbështetje e lindshmërise me pagesa direkte me rritje progresive per cdo femije te lindur, subsencionim i ushqimit dhe veshtjeve te domosdoshme te bebeve.

Krijimi i fondit te strehimit per familjet e reja (ne apartamentet e fondit te familjeve (blerje me kosto e apartamenteve te pashitura), mbeshtetje direkte per blerje apartamentesh dhe subvensionim i kredive.

Rritja e pensioneve mbi nivelin e mesatares së rajonit brenda një mandati qeverisës.

Pagese e kompensimit te padhene si rezultat i mos-indeksimit, indeksim te vazhdueshem vjetor.

Dyfishim të pensioneve

Dyfishim të pagave të mësuesve dhe mjekëve

Nivel pagash mbi mesataren e rajonit.

Arsimi dhe investimi tek kapitali njerëzor

Dyfishim i buxhetit per arsimin, kerkimin shkencor dhe inovacionin. Niveli i buxhetimit per arsimin dhe inovacionin do te jete mbi mesataren e vendeve te BE.

Bujqësia dhe ushqimi. Ulja e kostos së jetesës

Rritje e prodhimit bujqësor dhe agroperpunimit vendas, ulje e kostos se ushqimeve, mbeshtetja e blegtorise me pagesa direkte për krerë dhe njësi prodhimi, për të katërfishuar numrin e krerëve dhe prodhimin vendas. Subvencionim i plote i agroperpunimit. Garantim i sigurise ushqimore

Shqipëria, fuqi eksportuese.

Mbështetje e aktiviteteve prodhuese dhe eksportuese, me mbeshtetje ne infrastrukture (toka, rrjeter inxhinjerike, rruge), kualifikim te fuqise punetore, perjashtim te mjeteve te prodhimit nga detyrimet fiskale.

Ulja e kostos se energjise (te karburanteve me mbi 20 %, ulje e cmimit te energjise elektrike per konsum familjar). Liberalizim dhe subvencionim per energjine diellore per konsum familjar

Mbledhja e rentes nga minierat, nga perdorimi i burimeve natyrore dhe perdorimi i natyres per qellime biznesi, dhe perdorimi i saj per fondin e pagave dhe pensioneve.

Mbeshtetje e aktiviteteve prodhuese, ne fushen e IT dhe inovacionit. 10000 Euro per start-upet dhe tax-free per 5 vite.

Perdorimi i parave te konfiskuara nga informaliteti, korrupsioni, aktivitetet e jashteligjshme si dhe incerenatoret dhe gjithe kontratat pa te mira publike per fondin e pagave dhe pensioneve.