Roma nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë nga përballja me Leccen, e vlefshme për javën e 30-të në Serie A.
Ndeshja e luajtur sonte në stadiumin “Via del Mare” përfundoi baras dhe pa gola.
Ky barazim për skuadrën e drejtuar nga Daniele De Rossi është një hap prapa në garën për një vend në top-katërshe.
Ndërkaq, për Leçen është një pikë e mirëseardhur në misionin e tyre për mbijetesë në elitën e futbollit italian.
Si zakonisht, edhe sonte te vendasit titullar ishte mesfushori shqiptar, Ylber Ramadani, i cili luajti tërë ndeshjen.
Roma pas këtij barazimi ka 52 pikë dhe renditet e pesta në tabelë, ndërsa Leçe ndodhet në vendin e 13-të me 29 pikë të grumbulluara.