Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet ballkoni ku po festonin suksesin ndaj Erdoganit, humb jetën zyrtari i partisë opozitare (Video)


Një nga zyrtarët e lartë të një partie opozitare në Turqi ka ndërruar jetë pas një incidenti të ndodhur teksa po festonte fitoren bashkë me një grup personash.

Ballkoni ku ishin ngjitur për të festuar e përshëndetur qytetarët pas suksesit në lagjen Tavas të Denizlit, u rrëzua.

Pas shembjes u plagosën 8 persona të cilët u dërguan në spital ku Palaz nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Palaz ishte zëvendëskryetar i degës së partisë CHP në Denizli.