Kreu i grupit parlamentar, Bledi Çuçi gjatë një deklarate u shpreh se ditën e nesërme në një mbledhje me opozitën do të diskutohet përsëri ligji për amnistinë penale.
Gjithashtu ai tha presin propozimet e opozitës për këtë ligj.
Ndër të tjera ai u shpreh se nuk tërhiqen nga rastet që do të gjykohen nga GJKKO.
Më tej deklaroi se ligjet që janë kthyer për shkak të kuorumit, do të futen sërish për votim se ato nuk kanë nevojë për vota.
“S’do të tërhiqemi. Në dijeninë time është lënë një mbledhje grupi nesër nga opozita dhe do të diskutohet ky ligj. Po presim propozimet e tyre (opozitës). Kemi rënë dakord. Ata kanë rënë dakord me propozimet tona (opozita). Për GJKKO nuk do të tërhiqemi. Në sensin që nuk do të ketë tolerancë nga ata që gjykohen nga GJKKO. Çështjet teknike do të diskutohen. E enjte e madhe? Nëse bëhemi gati do të miratojmë ligjin për amnistinë. Ligjet që janë kthyer për shkak të kuorumit, do të futen sërish për votim se ato nuk kanë nevojë për vota”, u shpreh ai.