Është shtyrë seanca në Gjykatën e Tiranës për kërkesën e depozituar nga nënkryetari i Rithemelimit Gazment Bardhi që ka kërkuar çregjistrimin e emrit të Lulzim Bashës si kryetar i PD-së. Seanca është shtyrë për më 30 prill.
Gjatë kësaj periudhe Gjykata e Tiranës do administrojë vendimin e Gjykatës së Lartë, qe ktheu për rigjykim në Apel çështjen e vulës dhe simboleve të PD-së.
Në të njëjtën seancë do shprehet edhe për legjitimimin ose jo të grupit të Bashës si palë në proces.
Këshilli Kombëtar i PD-së më datë 27 korrik 2023 ka vendosur të kërkojë çregjistrimin e ish-kryetarit të PD Basha nga regjistri i partive politike.