Kryetari i Rithemelimit, Sali Berisha, nga ballkoni i shtëpisë ku qëndron nën arrest kërkoi që të bashkohen në protestën e thirrur nga shoqata për mbrojtjen e teatrit para Bashkisë së Tiranës.
Ai kërkoi që qytetarët të protestojnë kundër kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.
Protesta është thirrur për në datën 5 prill në orën 11.
“Të dashur miq, shoqata për mbrojtjen e teatrit ka thirrur protestë ditën e premte para Bashkisë së Tiranës.
Qytetarë dhe qytetare të Tiranës, demokrate dhe demokratë, të gjithë në protestë në ora 11.
Të gjithë në protestë.
A ka poshtërim më të madh për Tiranën?
A ka poshtërim më të madh për qytetarët e saj se sa një bandit, një hajdut, një i pafytyrë, pasi del vendimi i Gjykatës Kushtetuese, shkelmon mbi të dhe vazhdon të shkelë vendimin.
Qytetarë dhe qytetare, shkoni dhe pështyjeni hajdutin aty ku është.
Të dashur miq, këtë javë Belind Këlliçi, të cilin e përgëzoj, në mbrojtje të votës suaj, në përpjekjen e tij për të mbrojtur votën tuaj, iu tregoi ju dhe shqiptarëve se si janë vjedhur me ndërmarrjen e drejtorëve 30 milionë euro në dhjetëra tendera.
Iu tregoj ju dhe qytetarëve të Tiranës se si një i quajtur Redi Molla, të regjistruar një ndërmarrje me një punëtor, pa asnjë bilanc, ndërton hotel 20 milionë euro në Durrës.
Dhe punonjësja e tij vetë thotë se është i Lali Erit, është i vjedhës Erit.
Po si mund ta lini ju të hyjë në bashki hajduti mo? Nxirreni për zverku mo! Pështyjeni ku ta shihni.
Gjuajeni me domate, gjuajeni me vezë, largojeni hajdutin e poshtër nga bashkia”-deklaroi Berisha.