Vendosni fjalën kyçe....

Juventus fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Lazios në Kupën e Italisë


Juventusi triumfoi 2-0 kundër Lazios në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Ndeshja nisi me një ritëm të lartë, me “Zonjën e Vjetër” që u vendos menjëherë në kërkim të golit të epërsisë. Në minutën e 11-të, Vecino preku topin me dorë në zonë, duke detyruar arbitrin Massa të shpallë penallti për bardhezinjtë.

Megjithatë, pas ndërhyrjes së VAR, arbitri e anuloi penalltinë pasi u vërtetua se Cambiaso ishte në pozicion jashtë loje. Në minutën e 39-të, Lazios kishte një shans të mirë për të shënuar, por Luis Alberto goditi vetëm traversën.

Në pjesën e dytë, golat e Chiesas dhe Vlahovic siguruan suksesin për Juventusin në këtë ndeshje.