Vendosni fjalën kyçe....

Pastrimi i 2.2 miliardë dollarëve, Singapori dënon të pandehurin e parë


Një gjykatë në Singapor dënoi të martën të pandehurin e parë në rastin më të madh të pastrimit të parave, raportuan mediat lokale, në një nga hetimet e krimit të profilit më të lartë të qytetit-shteti gjatë të cilit mbi 2.2 miliardë dollarëve është sekuestruar ose ngrirë.

I pandehuri Su Wenqiang, një shtetas kamboxhian, pranoi 11 akuza për pastrim parash dhe marrjen e të ardhurave nga kumari i paligjshëm në distancë, raportoi Channel News Asia.

Gazeta Straits Times tha se ai u dënua me 13 muaj burgim.

Reuters nuk mundi të verifikonte raportet.

Su, është një nga 10 të huajt, me shtetësi të shumta të arrestuara në Singapor në gusht të vitit të kaluar në bastisje të njëkohshme.

Bastisjet tërhoqën vëmendje të madhe, me prona luksoze, makina, shufra ari, çanta dhe stoli të sekuestruara në vlerë prej 1 miliard dollarësh.

Policia kishte thënë më herët se 10 të dyshuarit dyshohet se “po pastronin të ardhurat e aktiviteteve të tyre të krimit të organizuar jashtë shtetit, duke përfshirë mashtrimet dhe lojërat e fatit në internet”.